Terminal (URBAN FM)

Terminal (URBAN FM)

by URBAN FM
Season 2

Dea Luma - #28

Dea jeton mes Tokios e Prishtinës, dhe vepron në shkencën e neuroarkitekturës. Së fundmi, Dea ka themeluar "Synthèse Design Lab" dhe është e angazhuar për ta avancuar tutje angazhimin e saj shkencor. https://radiourban.fm/

Shpend Ahmeti - #27

TMS (Talent Management Services) është kompani e konsulencës e specializuar në Përmirësimin e Proceseve të Biznesit, të dhëna & Analiza, dhe këshilla për Kapitalin Njerëzor. Duke qenë të ekspozuar në projekte me industritë më të mëdha në vend, TMS kanë ndërtuar “Data4x”, për të mundësuar qasje në të dhëna të strukturuara si dhe interpretim e analiza për vendimmarrje të informuar. Data4X përmban të dhëna për ekonominë, trendet në industri, dhe treguesit kryesor mbi performancën e bizneseve.

Nikki Murseli - #26

Nikki Murseli dhe ekipi i DyVo bëjnë reciklimin e mbetjeve të plastikës, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe dizajnimit e prodhimit të produkteve për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me mbetjet plastike, DyVo prodhuan edhe medaljet për garën "Prishtina Trail" të mbajtur në Parkun e Gërmisë. Tregimi i tyre është mjaft interesant dhe frymëzues. DyVo janë biznes startup, pjesë e komunitetit të Innovation Centre Kosovo. https://radiourban.fm/

Karsten Klapp - #25

Karsten Klapp, born in Germany, has decided together with his wife to move to and live in Kosova and open a business. They have started GoBeyond with a vision to create a sustainable product to serve Kosovo and the Western Balkans. GoBeyond has started to build a research center for sustainable production of high-quality insect protein in Kosovo. The GoBeyond team are part of the ICK's community and its business incubator, who've started experimenting on insect protein as a new agricultural branch for the region and tackling the growing protein dilemma: in 2030 already, globally 60.000.000 tons of protein will be missing annually as human food. https://radiourban.fm/

Benjamin Kolenovic, Ardita Gjergjeku, Alban Kastrati - #24

Në episodin 24 të Podcast Terminal diskutojmë për trendet e marketingut për vitin 2024. Me të ftuarit Alban Kastrati (Republika), Ardita Gjergjeku (Tatamata) dhe Benjamin Kolenovic (Growzillas) sjellim shumë informata për marketingun digjital, atë tradicional, videot, përmbajtjen, veglat dhe Inteligjenca Artificiale, kampanjat e marketingut, orientimi i shpenzimeve, industrinë kreative në Kosovë etj. Flasim edhe për edicionin e ri të Sunny Hill Festival, Dua Lipën dhe imazhin e Kosovës e Prishtinës në botë.

Linda Baleta - #23

Linda Baleta, e lindur në Tiranë, e cila për 23 vite jeton në Prishtinë, njihet në komunitet si një ndër ekspertet më të çmuara për komunikim, gazetari, aftësi të buta dhe është e angazhuar në shumë programe vendore e ndërkombëtare. Puna e saj e parë ishte radio (Tirana), dhe me shumë zell shpalosë gjithçka nga rrugëtimi i saj në radion tonë (Urban Fm), në episodin 23 të Podcast Terminal.

Artan Korenica - #22

Web: https://radiourban.fm/

Visar Geci - #21

Visari është kthyer nga Austria dhe më 2006 ka hapur fitnesin e parë modern në Kosovë (GYM24/7). I angazhuar në shumë projekte të urbanizmit dhe arkitekturës, Visari ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e tij. Me Visarin flasim edhe për jetën jashtë Kosovës, çka duhet të kenë paraysh të rinjtë që planifikojnë të udhëtojnë/punojnë pas liberalizimit të vizave. Web: radiourban.fm

Zana Tabaku - #20

Zana Tabaku është njëra ndër themelueset e para grua të kompanive të sektorit të TIK në Kosovë. Një rrugëtim jo i lehtë, me sfida, por edhe arritje në vend dhe arenën ndërkombëtare. Appdec është ndër kompanitë e para që ka ofruar produkte dhe shërbime softverike. Në episodin 20 të Podcast Terminal Zana e shpalosë rrugëtimin disa vjeqar të saj dhe ekipit që e udhëheqë Web: www.radiourban.fm

Ridvan Aliu - #19

Me 2013 Ridvani ishte nismetar i "The Hour of Code" ne Kosove, e cila u zbatua ne tri komuna. Kosova ka qene vendi i pare ne rajon, ku femijet kane pas mundesi me shiju ate pervoje. Ridvani ka jetuar ne USA (Florida) 25 vite dhe ka vendose qe perfundimisht te kthehet ne vendlindje. Ne Gjilan ka hapur qender te trajnimeve per programim dhe AI. Po ne Gjilan ka ekipe te zhvilluesve dhe inxhiniereve, te cilet zhvillojne produkte dhe ofrojne sherbime per tregun amerikan. Web: radiourban.fm
2 of 4