N'Zhveshtore (URBAN FM)

N'Zhveshtore (URBAN FM)

by URBAN FM
Season 1

Malsor Gjonbalaj - #13

Një nga futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij dhe aktualisht profesor në fakultetin e edukimit fizik, Malsor Gjonbalaj është mysafiri i radhës në podcastin n'Zhveshtore për të diskutuar për eksperiecën e tij si futbollist në kohën e para luftës dhe pas luftës. Gjithashtu ai flet edhe për angazhimin e tij për të pasur edhe një karrierë akademike pas përfundimit të jetës aktive në sport. Këto dhe shumë gjera të tjera mundi ti mësoni në episodin e 13-të

Qeqa Krelani - #12

Qeqa Krelani është mysafire në epodcastin n’Zhveshtore. Me njëren prej gazetareve të para të sportit do të diskutojmë për këtë profesion por edhe tema te tjera nga futbolli vendor dhe ndërkombëtarë. Si u bë Qeqa gazetare e më vonë edhe komentatore e futbollit? Si u takua me njërin nga trajnerët më të mirë në botë Pep Guardiola

Artan Verbica - #11

Artan Verbica në rolin e matchmaker e menaxherit të boksit, vjen për të disktuar për këtë sport i cili është një nga më të popullarizuarit. Kush ishin boksierët të cilat i ka takua personalisht Verbica? Cilët janë boksierët qa i menaxhon? Kush është boksieri më mirë shqiptar i gjitha kohërave? E kuptoni në podcastin n’Zhveshtore në episodin e 11-të.

Bujar Shabani - #10

Profesor, Doktor Bujar Shabani (Ortoped) në podcastin n’Zhveshtore diskton për punën e tij si profesionist pasi ai është pjesë e sportit duke qenë ortoped i kombëtares se Kosovës U19 në futboll, teksa është edhe në mesin e mjekëve nga e gjithë bota që do të jenë pjesë e stafit të Lojerave Olimpike Parisi 2024. Poashtu mësojmë edhe arsyjet e lëndimeve në gju, të cilat janë bërë të shpeshta në futboll. Gjitha këto i mësoni në episodin e 10-të.

Gramoz Vokrri - #09

Gramoz Vokrri vjen në episodin e 9-të në podcastin n’Zhveshtore,numër që dikur mbante babi i tij , legjenda e futbollit të Kosovës dhe ish presidenti i federates se futbollit, që mundësoi pranimin e FFK-së në Uefa dhe Fifa. Si ishte i ndjeri Fadil Vokrri në kohën e procesit të pranimit.

Anel Rashkaj - #08

Ish kapiteni i parë i Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA, Anel Rashkaj në podcastin n’Zhveshtore diskuton për jetën dhe karrierën e tij. Shperngulja nga Kosova në Suedi, shiritin i kapitenit në ndeshjen e parë të Kosovë pas lejimit për të zhvilluar ndeshje zyrtare, e detaje tjera interesante i kuptoni në episodin e 8-të https://radiourban.fm

Gazmend Husaj - #07

Volejbollisti më I mirë kosovar, Gazmend Husaj në podcastin n'Zhveshtore ulet per te disktuar me Jon Ajetin për karrierën e tij të begatshme në klube të njohura në Evrope e deri në Arabi. Si u bë që Husaj të përfaqësoj Shqipërinë dhe rikthimi i tij ne Kosovë, e mësoni në episodin e 7-të.

Florent Hasani - #06

Florent Hasani vjen në epsiodin e 6-të në podcastin N'Zhveshtore për të diskutuar për karrierën e tij në Kosovë transferimin e parë jashtë vendit eksperiencat në klubet e ndryshme në Evropë, e debutimin te kombëtarja e Kosovës https://radiourban.fm

Uta Ibrahimi - #05

Alpinistja Uta Ibrahimi, vjen në podcastin n’Zhveshtore duke u refyher mbi pasionin e saj për këtë sport. Cili është misioni i saj, si e nisi këtë avanturë jo të zakontë për një grua, duke synuar pushtimin e majave më të larta e më të vështira në botë të cilat jo gjithë kush ka arritur ti përballoj. Cili është limiti i Uta Ibrahimit e kuptoni në episodin e pestë të podcastit.

Arben Berisha - #04

Njëri nga komentatorët më të pëlqyer në vendin tonë vjen ne podcastin N'Zhveshtore për të diskutuar për karrierën e tij mbi 2 dekada. Arben Berisha tregon si e nisi këtë profesion dhe cilat ishin ndeshjet më interesante të cilat i ka komentuar https://radiourban.fm
1 of 2