Mrena Zemrës (URBAN FM)

by URBAN FM

Një prej mënyrave ma efikase për me zhvillu mentalitetin tonë është përmes pyetjeve. Kualiteti I pyetjeve që ja bojna vetës është pasqyre e kualiteti të mentalitetit qe e kemi.

Pyetjet si:

Qysh me u përballu me vështirësi?

Çka është qëllimi I jetës?

Qysh me fitu ma shumë pare n’Kosovë?

Qysh me gjetë çfarë profesioni po du me u fokusu?

Qysh me shku rregulisht n’fitness? ETJ....

Esenca ... 

 ...  Read more

Podcast episodes

  • Season 1

  • Ali Fraenkel - #23

    Ali Fraenkel - #23

    Çfarë mënyre e mirë me përfundu vitin me të dashurën e Mentorit, Ali Fraenkel. Mentori dhe Ali janë bashkë qe 8 vjet, që 2 vjet janë tu jetu në Kosovë. Marrëdhëniet romantike janë thellësi e zemrës kshtu që Ali ka qenë mysafirja ideale e Mentorit në këtë episodë. Qysh e navigon jetën Ali, lidhja e saj e veçantë me njerëzit, marrëdhënia e Mentorit me Alin dhe suporti që ia japin njëri-tjetrit kanë qenë vetëm disa nga temat e diskutuara. https://radiourban.fm/

  • Teuta Ibriqaj - #22

    Teuta Ibriqaj - #22

    Në këtë episodë e kemi pasë të ftuar Teuta Ibriqaj, artiste që e krijon artin e saj në mënyre shumë interesante. Teuta është duke e përfundu doktoraturën për lidership të organizatave dhe menaxhimit të njerëzve, e qe një kohë të gjatë ka jetuar në mergatë. Rishtazi Tetua u kthye në Kosovë si pjesë e rrugëtimit të saj. Me Teutën kemi folë për fëmijërinë e saj, jetën jashtë Kosovës, artin, edukimin dhe shumë të tjera. Ndiqeni videon për më shumë. Web: radiourban.fm

  • Blerina Livoreka - #21

    Blerina Livoreka - #21

    Përshëndetje shoqni, mirë se keni ardhë kudo që jeni. E dini që gjithmonë ju dërgojmë valë dashnie kudo që jeni. Sot e kemi të ftuar Blerina Livorekën. Blerina është mësuese e meditimit, ndërmarrëse sepse merr shumë iniciativa dhe instruktore e jogas. Sot do të flasim tema të mira e të thella si joga, aktiviteti fizik, balancimi i energjive, roli i gruas dhe babës në shoqëri. Për më shumë ndiqeni podcastin. Web: radiourban.fm

  • Fitim Adili - #20

    Fitim Adili - #20

    Mysafiri i ftuar në këtë episodë është Fitimi Adili. Për ju që nuk e njihni Fitimi ka pasë një rrugëtim shumë interesant deri tash. Ka lindë dhe u rritë në Kosovë, mandej ka shku në Gjermani ku ka punu në McDonalds, ka studiu si programer e tash kohëve të fundit është influencer. Një fakt interesant është që Fitimi ka apliku në 1700 vende të punës për një punë. Për të mësuar më shumë për Fitimin dhe veprimtarinë e tij ndiqeni podcastin. Web: radiourban.fm

  • Mentor Dida (Q&A) - #19

    Mentor Dida (Q&A) - #19

    Në këtë podcast kemi folë disa tema interesante. Dhe një prej temave që e kemi diskutu ka qenë për liberalizimin e vizave, çka ka me ndodhë kur shkojnë të rinjët prej Kosovës dhe pyetje të tilla. Bëhuni gati dhe ndiqeni videon për më shumë. Web: radiourban.fm