Terminal (URBAN FM)

Terminal (URBAN FM)

di URBAN FM
Stagione 2

Armend Skeja - #18

Armend Skeja ka fillu me programim në vitin 1986 dhe e ka rrite dhe shite një prej kompanive të para dhe më të mëdha të ICT-së në vend - Pronet. Pionier i zhvillimit softverik, rrjetave dhe digjitalizimit të bizneseve dhe shërbimeve publike. Çka e bon edhe ma interesant tregimin e Armendit, është që ndërkohë ka hy edhe në agrobiznes. Pas një investimi të madh në pemtari, e kanë pa që ju duhet edhe plehu organik. Në vend se me importu, e ka nisë edhe fabrikën e plehur organik (të prodhuar nga glasat e pulave) - sot ndër fabrikat më të mëdha në Europë - Made in Kosova. Ndërkohë me bashkëshorten e kanë hapë restoranin "Thana" - një tjetër super tregim dhe shumë koncept i veçantë. Flasim edhe për bizneset startup, rininë, vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës, rolin e shtetit në përkrahjen e bizneseve, e shumë çka tjetër. Web: radiourban.fm

Ali Alijaj & Brikena Gashi (Vidasus) - #17

"Ai djali nga Nivokazi që fliste nga banaku në München… Para disa vitesh qëllova në München mes miqsh e dashamirësh me rastin e hapjes së një restoranti me pronar shqiptar. Pasi kaluam disa orë në një atmosferë të mrekullueshme, Aliu – më saktë Ax Alijaj – një shqiptar me pamje markante, i cili përgatiste pije me shkathtësinë e një barmeni të famshëm, nisi të tregojë për jetën e tij. Dhe për një ëndërr të madhe. Aliu thoshte se një ditë dëshiron të kthehet në Kosovë, në alpet shqiptare, dhe të mbledhë erëza dhe prej tyre të prodhojë një pije të veçantë, të ngjashme me Jägermeisterin gjerman apo Pelinkovacin kroat. Në atë mbrëmje m’u duk sikur disa nuk e merrnin seriozisht se çfarë thoshte, ne që e dëgjonim me kureshtje ishim gjithsesi pakicë. Ndërkohë kanë ndodhur disa zhvillime. Aliu është kthyer në Nivokaz. Ka hapur distilerinë “Vidasus”. Jägermeisterit kosovar ia ka vënë emrin “Dashni me brina”. Gin-in e prodhuar në Nivokaz e ka futur në treg me emrin e bukur “Dukagin” (pa “j”). Likerin prej lajthie e ka quajtur “Zanë”. Likerin prej arrës konsumuesit e njohin me emrin “Andrra”. Rakinë e mollës e ka pagëzuar shkurt e shqip: “Loçka”. Një ditë dizajnerja e grafikës Brikena Gashi i tregoi Aliut historinë e saj: Babai i Brikenës ka rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës, gjyshi i Brikenës ka ndërruar jetë vite më parë. “Çfarë të bëjmë me vreshtat?”, pak a shumë kështu e pyeti Brikena - Aliun. “E bëjmë një brend rakie”, u përgjigj Aliu. Shkoi i vizitoi vreshtat, e pa potencialin dhe produktit të ri ia vuri emrin “Syrrush”. Po të mos merrej me distilim të pijeve, Aliu do të ishte poet i mirë. Kush e ka pasur kënaqësinë ta takojë, është mrekulluar me talentin e tij të kuvendarit, me formulimet e tij të bukura, me rrëfimet që e ringjallin atmosferën e dekadave të kaluara në fshatin Nivokaz. Likeri “Dashni me brina” përmban 101 erëza të alpeve shqiptare. Këto erëza i mbledhin punëtorët e Aliut, mes tyre shumë gra të zellshme të fshatit. Ai djali nga Nivokazi që dikur fliste nga banaku në München është kthyer në Kosovë, ka hapur vende të punës dhe tani me produkte origjinale nga Kosova po depërton në tregun e Zvicrës. Kjo është një nga ato historitë mahnitëse ku ndërlidhet përvoja perëndimore me të mirat e tokës së Kosovës. Produktet e “Vidasus” tani mund të blihen edhe në Zvicër. Një dhuratë origjinale për miq zviceranë apo të tjerë. Në Mesjetë, sipas historianit Oliver Jens Schmitt, Kosova ka eksportuar më shumë raki se drithë. Në vitet 1980-të nga bodrumet e verës në Rahovec eksportohej në Zvicër e Gjermani vera e kuqe “Amselfelder” (Fusha e Mëllenjave). Ali Alijaj po e vazhdon këtë traditë, por në një nivel shumë më të lartë." Web: radiourban.fm

Krenar Batusha - #16

Krenar Batusha, CEO i kompanisë Pro Real Estate është mysafiri i episodit 16 në Podcast Terminal. Kompania që kanë bërë revolucion në industrinë e patundshmërive, së fundmi kanë lansuar "Trust Circle Foundation", ku çdo muaj punëtorët kontribuojnë me 1% të pagës e kompania me 1% të fitimit, për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetim ndër të tjera. Me Krenarin diskutojmë për tregun e ndërtimeve, patundshmërive, kulturën e punës, planet për zgjerim në Zvicër, organizimin fantastik të brendshëm të kompanisë, por edhe sfidat. Nga ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 fm Web: radiourban.fm

Valon Asani - #15

Një tjetër ndërmarrës i kthyer nga diaspora për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, është mysafir në Podcast Terminal - Valon Asani, themeluesi i Dua.com Sot Dua është në rrugëtimin për tu bërë "dating app" global, falë një pune të palodhshme prej një ekipi prej 70 personave në zyren e tyre në Prishtinë. Kompania që së fundmi e ka blerë edhe aplikacionin "Spotted" synon që për pak vite të jetë "unicorn" nga Kosova, me shtrirje në tregun botëror. Web: radiourban.fm
Stagione 1

Kristian Kabashi (Numarics) - #14

Me prejardhje nga Meja e Gjakovës, i lindur në Gjermani dhe i rritur në Holandë, Zvicër e Amerikë, Kristian Kabashi u kthye në Kosovë në vitin 2021, për të hapur kompaninë fintech Numarics, dhe punësuar të rinj nga vendi ynë dhe për zhvilluar e promovuar Kosovën. Me 200 të punësuar, kompania që kryen shërbime për tregun zviceran dhe gjithë Europën, para pak dite ka marr investim 10 Milion Franga, i pari investim strategjik i UBS në Europë. Kristianin, aka "The Blank Collar" është mysafir në podcasti Terminal në Radio Urban Fm. Shumë tregime frymëzuese, krejt brenda 60 minutave! Ky episod (14) transmetohet të mërkurën nga ora 11:00 në 103.5 dhe online në radiourban.fm

Ermal Sadiku - #13

Ermal Sadiku është CEO i kompanisë LinkPlus dhe një ndër njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenjë të sektorit të TIK në Kosovë. Në episodin 13 të Podcast Terminal, me Ermalin flasim për zhvillimin dhe sfidat e sektorit të TIK, edukimin e të rinjve, IT Barometrin 2022, pritjet për të ardhmen dhe rolin e shtetit/qeverisë. E mërkurë, 16 Gusht, nga ora 11:00 në Radio Urban FM 103.5 & 105.5 Web: radiourban.fm

Fidan Hallaqi & Edona Haliti - #12

Në episodin 12 të Podcast Terminal flasim për ELECTRIC MOBILITY - ekipi inovativ po revolucionarizon transportin në Kosovë. Me shërbimet inovative, duke përfshirë ETAXI, ETROTY dhe ECHARGE, ky biznes startup po formojnë të ardhmen e mobilitetit. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm

Besart Kunushevci - #11

Besart Kunushevci është ndërmarrës dhe themelues i "Crossplag" produktit digjital për identifikimin e plagjiaturës. Javën e kaluar, Crossplag u ble nga gjiganti norvegjez i tech - Inspera, një ndër transaksionet më të rëndësishme viteve të fundit, për një produkt të zhvilluar në Kosovë. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm

Driton Hapçiu - #10

Driton Hapçiu është ndëmarrës me përvojë mbi 30 vite, dhe themelues i shumë kompanive, kryesisht në sektorin e ICT dhe konsulencës, përfshirë Cacttus, Recura dhe Harrisia, si dhe ka qenë i përfshirë në programe të TIK nga donatorë të ndryshëm, përfshirë themelimin e Innovation Centre Kosovo, më 2012. Mbi 30 vite karrierë të Dritonit, i sjellim për 1 orë, në episodin 10 të Podcast në Urban FM. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm

Darsej Rizaj & Hana Qerimi - #09

Hana dhe Darsej janë bashkëthemelues të Shkollës Digjitale dhe Starlabs. Me qindra fëmijë të trajnuar dhe të rinj të punësuar në sektorin e ICT, të dy vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e promovimin e Kosovës. Cdo të mërkurë, ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
3 di 4