T'Nime Përnime (URBAN FM)

T'Nime Përnime (URBAN FM)

por URBAN FM
Temporada 1
Liburn Jupolli - #15
Liburn Jupolli është një kompozitor, pianist, shpikës i instrumenteve, producent dhe hulumtues/autor nga Prishtina. Si një muzikant eksentrik, ai e ka një udhëtim unik që shkon përtej zhanreve, mediumeve e definimeve artistike. Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, ai flet me Arbrin për muzikën e tij, por edhe për muzikën në tanësi. Web: radiourban.fm
Lekë Morina & Jon Shala (The Milk Snatchers) - #14
The Milk Snatchers janë një bend i ri që e vazhdon traditën e prodhimeve të muzikës alternative që Prishtina e kultivon në mënyrë autentike me dekada. Lekë Morina (gitare) dhe Jon Shala (bas) diskutojnë me Arbrin për procesin e tyre kreativ, inspirimet që i kanë, dhe skenën muzikore të Prishtinës në këtë epizodë të “T’nime Përnime”. Web: radiourban.fm
Visar Kuçi - #13
Visar Kuçi osht’ një prej figurave gjeniale të muzikës në Kosovë. Ai është njeri që me mjeshtëri të plotë i zotëron krejt instrumentet me tela: violinën, gitarën, basin, kontrabasin, mandolinën si dhe krejt kusherinjët tjerë të këtyre instrumenteve. Si violinisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, si anëtar i Filharmonisë së Mannheimit, si kompozitor i shumë jazz albumeve, si performues me shumë prej artistëve ma origjinal të Kosovës, e si muzikant i kompletum’ - Visari diskuton me Arbrin për muzikë e për jetë! Web: radiourban.fm
Luan Durmishi - #12
Në këtë episodë, artisti unik e tenori eksentrik Luan Durmishi flet për jetën e karrierën e tij, tu diskutu bashkë me Arbrin për sfidat e krijimtarisë origjinale në Kosovë, gjendjën e artit në trevat shqiptare, e shumë tematika të tjera që japin një perspektivë të jetës së një artisti autentik në Kosovë. \ Web: radiourban.fm
Likana Cana - #11
Likana Cana osht' e ftume në këtë epizodë të “T’nime Përnime” për me folë për albumin “Mr. Morale & the Big Steppers” nga Kendrick Lamar. Ky album ka pas ndikim tepër të madh edhe te Likana edhe te Arbri, tu i fascinu me mënyrën se qysh ka mujtë me e transformu shkrimin në stilin e ditarit në shkrimin e kangëve, e ku Kendricku çelët në maksimum për dobësitë e tij personale, tu i ndërlidhë ato në mënyrë fantastike me situatat shoqërore në të cilat jemi tu kalu. Web: radiourban.fm
Nesim Maxhuni - #10
Nesim Maxhuni osht’ një prej figurave ma të mëdha muzikore të Kosovës. Si tupanist, edukator dhe aktivist, Nesimi ka qenë pjesë e shumë prej projekteve ma të randësishme muzikore Kosovare, edhe publiku jonë e ka fatin me ia pa live performancat të cilat gjithmonë janë në gjendje me të dërgu në dimenzionin ma të naltë të mundshëm. Në këtë epizodë, Arbri me Nesimin flasin për muzikën në Kosovë, me bo muzikë me ni ikonë si Richard Bona, projektet e shumta të Nesimit e deri tek rutinat që e kanë bo atë në njo prej performuesve ma të mirë në Evropë. Web: radiourban.fm
Strella - #09
Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, vjen ni mysafir i cili është marakli i devotshëm i muzikës. Strella, është pjesë e gjeneratës së parë të Radio Urban FM, një koleksionues i pasionum i pllakave të gramofonit (vinyls), si dhe pronar i Tilt Radio Vinyl Bar. Në këtë epizodë, Arbri me Strellën flasin për historinë e Urban FM, koleksionimi i vinyls si “varësi”, e për artistë të ndryshëm që e kanë influencu jetën e Strellës. Web: radiourban.fm
Alketa Sylaj - #08
Në këtë epizodë, Arbri së bashku me aktorën, artistën konceptuale e pjesëtarën e Haveit, Alketa Sylaj, e diskutojnë në thellësi karrierën e muzikantës PJ Harvey. Yll i viteve 1990ta, PJ Harvey e ka sjellë para botës një ikonë femërore në botën e muzikës rock alternative të dominume kryesisht prej gjinisë mashkullore, tu hapë dyrë përpara për shumë artistë të rinjë në shekullin XXI. Web: radiourban.fm
Hajde me shuplakë (Solo) - #07
Në këtë solo-epizodë speciale, Arbri e bjen laptopin dhe projektin e tij në Logic Pro X për kangën që e ka realizu si La Fazani, “Hajde me shuplakë. Këtu ai i shtjellon krejt aspektet e kangës, prej kompozimit, tekstit, produksionit, aranzhmanit si dhe estetikës vizuele që ajo e ka prezantu. Web: radiourban.fm
Genc Salihu - #06
Rrallë herë ndodhë që një artist me pas impakt fundamental në rritjën e zhvillimin njerëzor të ni personi. Në këtë rast, vëllezërit Genc & Arbër Salihu e kanë pasë fatin me u rritë nën ndikimin total të muzikës së një prej grupeve ma të sukseshme në histori të muzikës, “The Beatles”. Në këtë epizodë në “T’nime Përnime”, Arbri me Gencin çelën për dashninë e pashterrshme që e kanë për këtë bend, si dhe e diskutojnë karrierën e tyne në tanësi - tu i këndu do kangë gjatë krejt kohës. Web: radiourban.fm
1 de 2